LAJMI I FUNDIT:

Qasja e lehtë në materiale pornografike, po ndikon në varësinë seksuale

Qasja e lehtë në materiale pornografike, po ndikon në varësinë seksuale

Furnizimi i pafund me materiale pornografike në internet, po bën që njerëzit të krijojnë varësi nga seksi dhe të kenë sjellje impulsive

Varësia seksuale – kur një individ ka probleme të kontrollojë mendimet seksuale, ndjenjat apo sjelljet – është shumë e shprehur, duke prekur një nga 25 të rinj.

Hulumtuesit po ja lënë fajin këtij fenomeni, qasjes së lehtë në materiale pornografike në interne.


Sipas studimit të botuar në Zhurnalin e Hulumtimeve Psikike, -pamjet e shpërndara në internet, që janë shumë lehtë në dispozicion të kërkuesve, po ndikojnë në çrregullimet e sjelljes.

Shkencëtarët i kanë testuar të varurit nga seksi dhe meshkujt e zakonshëm, për të parë se si reagojnë ata nga fotografitë seksuale, transmeton Telegrafi.

Derisa meshkujt e zakonshëm, kanë treguar shenja eksitimi kur e kanë parë një fotografi seksi, pjesa tjetër nuk kanë vepruar njëjtë.

Ata është dashur të shohin disa fotografi, në mënyrë që të eksitohen.

Kjo tregon se ata kërkojnë shumë, gjë që ndikon në sjelljet e tyre dominonte dhe impulsive. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori