LAJMI I FUNDIT:

Qani shpesh? Ja çfarë do të thotë kjo për ju

Qani shpesh? Ja çfarë do të thotë kjo për ju

Qarja është shfaqja e fundit e ndjeshmërisë; edhe nëse ju merr shumë kohë për ta treguar këtë anë të vetës tuaj tek të tjerët, duke mos u brengosur se çfarë mund të mendojnë ata.

Shumicën e rasteve njerëzit nuk qajnë për shkak se frikësohen se njerëzit e tjerë do t’i gjykojnë dhe do të mendojnë se janë person i dobët. Por, nëse ju qani shumë shpesh, për pak gjëra, kjo do të thotë se ju keni mentalitet të fortë.


Të qash është mirë – dhe e rëndësishme. Pa emocione, njerëzit do të ishin makineri, robotë. Aftësia jonë për të qarë tregon se ne jemi më shumë se makina dhe se duhet ta kuptoni këtë.

Sad-crying-woman-broken-love-miss-you

Të qash do të thotë se ju e keni thyer “burgun” e asaj çfarë mendojnë të tjerët për ju, dhe jeni ngritur mbi kufijtë e normave shoqërore.

Gjithashtu, të qash është mirë për shëndetin mental. Kur qani ju i lironi emocionet negative të cilat nuk ju hyjnë në punë asgjë dhe vetëm ju bëjnë dëm.

Në fund, i gjithë përfitimi i qarjes shkon tek sytë. Duke qarë ju lironi hormonet e ndjenjës së mirë duke ulur nivelet e manganit, i cili ju shkakton ankth ekstrem dhe stres.

Qarja ju ndihmon gjithashtu në pastrimin e syve dhe parandalon dehidratimin; pa lot, ne nuk do të ishim në gjendje që të shohim mirë. Në fund, lotët vrasin bakteret dhe largojnë helmet e dëmshme nga trupi juaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori