LAJMI I FUNDIT:

PZAP refuzon kërkesën e Vetëvendosjes për rivotim në 23 vendvotime në Prizren

PZAP refuzon kërkesën e Vetëvendosjes për rivotim në 23 vendvotime në Prizren
Foto: Arkiv

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rivotim në disa vendvotimeve në Prizren.

Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar që në 23 qendra të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të organizojë rivotimin si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimet në kutitë e votimeve.


PZAP në vendimin e publikuar thotë se pretendimet e LVV-së duke u bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së kanë bazë të paqëndrueshme.

Vendimin e plotë të PZAP mund ta gjeni KËTU.

Ndryshe, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të balotazhit për kryetarë të komunave, me përjashtim të komunës së Prizrenit, Kllokotit dhe Dragashit.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, kishte njoftuar se në PZAP janë ende çështjet e Prizrenit dhe Kllokotit, ndërsa në Gjykatën Supreme është duke u trajtuar çështja e Dragashit.

Sipas rezultateve preliminare që kishte shpallur KQZ, komunën e Prizrenit e kishte fituar Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori