LAJMI I FUNDIT:

PZAP refuzon ankesën e kandidatit të LAA

PZAP refuzon ankesën e kandidatit të LAA

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia ka refuzuar ankesën kandidatit për deputet nga koalicioni LAA, Vehbi Imeri.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, i cili tha se tani kanë njoftuar KQZ-në për procedurat e mëtutjeshme.


“Ne e dërguam në KQZ, sepse i është refuzuar ankesa”, tha shkurt Desku.

Imeri në ankesën e tij dërguar fillimisht në PZAP pretendonte që i mungojnë votat në disa vendvotime në Prishtinë, Pejë dhe Fushë Kosovë, por që PZAP-i ia kishte refuzuar. Imeri ankesën e tij e kishte dërguar në Gjykatën Supreme e cila e kishte pranuar pjesërisht për t’u kthyer prapë në PZAP.

Mirëpo, KQZ-ja ende nuk mund t’i certifikoj rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, pasi për herë të dytë është dërguar një ankesë në Gjykatën Supreme dhe tani duhet pritur vendimin për këtë ankesë./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori