LAJMI I FUNDIT:

PZAP nesër vendos për Istogun dhe Kllokotin

PZAP nesër vendos për Istogun dhe Kllokotin

Kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku deklaroi se nesër merret vendimi për komunën e Istogut dhe Kllokotit.

Desku tha se janë duke i bërë hetimet në QNR dhe ende ka shumë punë. Përderisa theksoi se vendimi për këto dy komuna do të merret brenda afatit ligjor, përkatësisht të hënën.


“Jemi në QNR dhe ende ka shumë punë. Vendimi merret nesër, brenda afatit ligjor, pasi që njëherë jemi duke i bërë hetimet”, theksoi ai për KP.

Ndryshe, LDK për Istog dhe Lista Serbe për Kllokot, ditë më parë kanë dorëzuar ankesat e tyre në PZAP, lidhur me manipulimet që sipas tyre janë bërë në votat me postë. /Telegrafi/