PZAP gjobit me 5 mijë e 100 euro LVV-në për përdorimin e vajzës së mitur në fushatë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP) ka marrë vendim në lidhje me dy ankesat e dërguara nga IKD dhe LDK për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore.
PZAP i ka pranuar si të bazuara këto ankesa duke e dënuar LVV-në me gjobë prej 5 mijë e 100 euro.
Sipas vendimit të PZAP-së, thuhet se LVV e ka arsyetuar këtë duke thënë se e mitura nuk ka qenë pjesë e organizimit dhe ka dal në skenë me dëshirën e saj dhe lejën e prindit.

"PZAP e ka vlerësuar këtë pretendim si të pabazuar, “për faktin se në momentin kur organizatori i aktivitetit i ka mundësuar të miturës hyrjen në sallë, pastaj paraqitjen në skenë parapublikut në kuadër të tubimit zgjedhor, pjesëmarrja e saj konsiderohet përfshirje aktive në fushatë zgjedhore. Për zbatimin e kësaj norme nuk është vendimtare nëse iniciativa për paraqitje e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, por vet fakti se subjekti politik ka lejuar dhe mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive, apo edhe pasive në një aktivitet zyrtar zgjedhor”, thuhet në vendimin e PZAP-së. /Telegrafi/











































