LAJMI I FUNDIT:

Pyper hap konkurs pune –  për ty që din e don

Pyper hap konkurs pune –  për ty që din e don

Për një punë të kënaqshme, kërkimi juaj më në fund përfundoi.

Kompania e hulumtimeve Pyper së fundmi është zgjeruar edhe në tregun e huaj. Kësisoji është duke të kërkuar posaçërisht ty për t’ia bashkuar ekipit.

Pozita: Përgjegjësitë e vendit të punës lidhen specifikisht me hulumtime. Nëse ju jeni personi që ju pëlqen të bisedoni me të tjerët, të ofroni ide, të sfidoheni dhe të avancoheni, me siguri jeni personi i duhur për këtë pozitë.

Çka pritet nga ju:

– Posedimi i aftësive të shkëlqyeshme të komunikimit përmes telefonit së bashku me dëgjimin aktiv
– Të mund të komunikojë në gjuhën gjermane.
– Të punojë në mënyrë entuziaste me kolegët e tij/saj dhe mbikëqyrësin/en
– Të kryej intervista telefonike me subjektet, në përputhje me protokollin e paracaktuar të intervistës, procedurat e mbledhjes së të dhënave dhe standardet e dokumentacionit
– Të lejoj njerëzit të japin opinionet e tyre, por të qëndrojë i/e fokusuar në përgjigjet e pyetjeve për të përfunduar hulumtimin.

Çka ju përfitoni:

– Punë me mbikëqyrje minimale
– Ambient të mirë të punës
– Pagë konkurruese
– Avancim në pozitë
– Orar të përshtatshëm (9:00 – 17:00)
– Zhvillim të shkathtësive të komunikimit
– Fitim i njohurive për fushën e hulumtimeve
– Mundësinë për t’u familjarizuar me treg

Si të aplikoni:

Nëse mendoni se jeni personi i duhur për këtë pozitë, ju lutem na kontaktoni në info@pyper.info  duke dërguar CV-në tuaj. Mezi presim të ju njohim juve.

Artikull i sponzorizuar