LAJMI I FUNDIT:

Pyetet për listat e veteranëve, Haradinaj thotë “rroftë UÇK-ja”

Pyetet për listat e veteranëve, Haradinaj thotë “rroftë UÇK-ja”

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot ka pasur një përgjigje interesante kur është pyetur lidhur me listat e veteranëve.

Ai pas hapjes së repartit të rinovuar të Emergjencës nuk ka pranuar pyetje për tema tjera.


I pyetur për listat e veteranëve, Haradinaj ka thënë vetëm ” rroftë UÇK-ja”.

Ndryshe, sot në media është raportuar se Prokuroria e Kosovës ka dërguar në Gjykatë aktakuzën ndaj 12 personave për manipulimet me listat e veteranëve.

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbi Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhja dhe Xhavit Jashari do të gjykohen nga Nushe Kukaj-Metaj, kunata e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Qarkut në Pejë, Salih Mekaj.