LAJMI I FUNDIT:

Putini njoftoi se Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshjen për armët bërthamore, reagojnë nga SHBA dhe NATO

Putini njoftoi se Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshjen për armët bërthamore, reagojnë nga SHBA dhe NATO

Pasi që presidenti rus Vladimir Putin sot gjatë fjalimit të tij me të cilin iu drejtuar kombit rus, njoftoi se Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshjen NEW START për kontrollin bilateral të armëve bërthamore, ka ardhur reagimi i parë nga NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se i vjen keq për vendimin e Rusisë, dhe i bëri thirrje Moskës që ta rishqyrtojë atë vendim, transmeton Telegrafi.


Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba dhe kreun e diplomacisë evropiane Josep Borrell, Stoltenberg tha se “Rusia është agresore”.

Kreu i Wagnerit sulmon verbalisht ministrin rus të Mbrojtjes, thotë se qëllimisht po ua zvogëlon sasinë e armëve dhe municionit
Lexo po ashtu Kreu i Wagnerit sulmon verbalisht ministrin rus të Mbrojtjes, thotë se qëllimisht po ua zvogëlon sasinë e armëve dhe municionit

“Presidenti Putin filloi këtë luftë imperialiste, pushtuese. Sot ai e bëri të qartë se po përgatitet për më shumë luftë. Putini nuk duhet të fitojë. Kjo do të ishte e rrezikshme për sigurinë tonë dhe për të gjithë botën”, shtoi Stoltenberg.

“Më vjen keq për vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në programin “New Start”, tha për fund Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Pas NATO-s ka reaguar edhe SHBA-ja ku nga Washingtoni është përcjell me vëmendje fjalimi i Putinit, i cili tha se lufta në Ukrainë ishte nxitur nga Perëndimi dhe “regjimi i Kievit”.

Një zyrtar i lartë amerikane tha se ishte një pretendim absurd, duke iu referuar deklaratave të presidentit rus.

“Askush nuk po e sulmon Rusinë”, tha për AFP, Jake Sullivan, këshilltar për Siguri Nacionale në Shtëpinë e Bardhë dhe njëherit këshilltar personal i presidentit amerikan Joe Biden.

“Ideja se Rusia u kërcënua ushtarakisht nga Ukraina apo dikush tjetër është krejtësisht absurde, kjo ide nuk ka absolutisht asnjë kuptim”, shtoi Sullivan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori