LAJMI I FUNDIT:

Putin ua ndaloi komunitetit LGBT të martohen dhe të birësojnë fëmijë

Putin ua ndaloi komunitetit LGBT të martohen dhe të birësojnë fëmijë

Vladimir Putin ka nënshkruar një ndryshim kushtetues që ndalon zyrtarisht martesat e të njëjtit seks në Rusi.

Përcaktimi i martesës si një bashkim vetëm i burrave dhe grave është pjesë e një grupi reformash kushtetuese të votuara nga rusët më 1 korrik 2020. Nga kjo paketë, e cila u mbështet nga pothuajse 78 për qind e rusëve, dispozita më e famshme është e 2036, ai sundon Rusinë. Në të njëjtën paketë të ndryshimeve kushtetuese, Putinit iu dha imuniteti i përjetshëm nga ndjekja penale.

Më 5 prill, presidenti rus nënshkroi zyrtarisht ndryshimet kushtetuese dhe i lejoi ato të hyjnë në fuqi.


Martesat e të njëjtit seks janë tashmë të paligjshme në Rusi, kështu që formulimi i ri në Kushtetutë vërteton më tej këtë dhe e bën edhe më të vështirë për çiftet e të njëjtit seks që të marrin ndonjëherë një shans për barazi me çiftet heteroseksuale.

Putini nënshkruan ligjin që ia lejon të rizgjidhet president deri në vitin 2036
Lexo po ashtu Putini nënshkruan ligjin që ia lejon të rizgjidhet president deri në vitin 2036

Kjo gjithashtu do të thotë që personat LGBT nuk do të jenë në gjendje të birësojnë fëmijë.

Një vendim i tillë nuk është befasi në Rusinë e Putinit, ku komuniteti homoseksual dhe “queer” përballet me dhunë dhe diskriminim të shpeshtë dhe ndalimi i njohur i “propagandës homoseksuale”, i cili ndalon shpërndarjen e gjithçkaje që konsiderohet pro-LGBT +, ka ekzistuar që prej 2013. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori