LAJMI I FUNDIT:

Putin: Samiti Erdogan-Rohan, mundësi për paqe në Siri

Putin: Samiti Erdogan-Rohan, mundësi për paqe në Siri

Vladimir Putin u shpreh se e konsideron si një mundësi të vërtetë për t’i dhënë fund konfliktit që po shkatërron Sirinë që nga 2011, në nisje të një samiti me homologun turk dhe iranian, duke paralajmëruar gjithsesi se arritja e një zgjidhjeje do të kërkonte “lëshime” nga të gjitha palët.

Me këtë takim të organizuar në qendrën turistike ruse të Soçit, kreu i Kremlinit, mbështetës kryesor i Bashar al-Assad, kërkoi të përgatisë terrenin pas konfliktit, ndërsa regjimi i mbështetur nga ushtria ruse, ka rivënë kontrollin në një pjesë të madhe të territorit sirian, që më parë ishte nën drejtimin e rebelëve dhe xhihadistëve.


“Mundësia e vërtetë për t’i dhënë fund kësaj lufte civile disa vjeçare, po shfaqet tashmë në horizont”, deklaroi presidenti rus në hapje të samitit me Recep Tayyip Erdogan dhe Hassan Rohanin, që po mbahet disa ditë nga bisedimet e reja në Gjenevë nën drejtimin e OKB-së, më 28 nëntor.

“I përket popullit sirian të përcaktojë ai vetë të ardhmen e tij. Është e pritshme që procesi nuk do të jetë i thjeshtë dhe do të kërkojë kompromise dhe lëshime nga të gjithë të pranishmit, përfshirë dhe qeverinë siriane”, theksoi ai, duke shtuar se Moska, Teherani dhe Ankaraja do të ndërmarrin përpjekjet më të mëdha për t’i bërë këto bisedime sa më produktive.

Rusia dhe Irani, aleatë të regjimit të Damaskut dhe Turqia, mbështetës i rebelëve sirianë, janë ndërmjetësuesit e procesit të Astanës, kryeqyteti kazak, që mundësoi ngritjen e katër zonave të paqes në territorin sirian.

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori