LAJMI I FUNDIT:

Putin reagon pas vdekjes së Gorbachev, me të cilin kishin pasur gjithmonë një marrëdhënie të ndërlikuar

Putin reagon pas vdekjes së Gorbachev, me të cilin kishin pasur gjithmonë një marrëdhënie të ndërlikuar

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka ardhur me disa fjalë pas vdekjes së Mikhail Gorbachev, presidentit të fundit të Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Putin ka thënë: “Mikhail Gorbachev ishte një politikan dhe burrë shteti që pati një ndikim të madh në rrjedhën e historisë botërore”.


“Ai e udhëhoqi vendin tonë gjatë një periudhe ndryshimesh komplekse, dramatike, të politikës së jashtme në shkallë të gjerë, sfidave ekonomike dhe sociale”.

“Ai e kuptoi thellë se reformat ishin të nevojshme, ai u përpoq të ofronte zgjidhjet e veta për problemet urgjente”.

Vdes Mikhail Gorbachev - presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik
Lexo po ashtu Vdes Mikhail Gorbachev - presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik

“Unë do të vë në dukje veçanërisht aktivitetet e mëdha humanitare, bamirëse, arsimore që Mikhail Sergeyevich Gorbachev ka kryer vitet e fundit”.

Siç vë në pah Sky News, përcjell Telegrafi, dy liderët rusë kishin pasur gjithmonë një marrëdhënie të ndërlikuar.

Gorbachev – i cili kishte sjellë sundimin demokratik në Rusi – kishte qenë kritik ndaj vendimit të Putinit për të kandiduar për një presidencë të tretë.

Ndërkohë, Putin i ishte referuar fundit të Bashkimit Sovjetik nën Gorbachev si “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit”.

Gorbachev kishte qenë gjithashtu shumë kritik ndaj luftës në Ukrainë, duke u përpjekur t’i afronte të dy vendet gjatë presidencës së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori