LAJMI I FUNDIT:

Putin po mundohet ta përçajë Prigozhinin me mercenarët e Wagnerit

Putin po mundohet ta përçajë Prigozhinin me mercenarët e Wagnerit

Vladimir Putin po përpiqet të ndajë Yevgeny Prigozhin nga grupi famëkeq rus Wagner, sipas analistëve ushtarakë.

Presidenti rus gjatë ditës së djeshme pretendoi se Prigozhin refuzoi propozimin që Wagneri të jetë një forcë luftarake kohezive.


“Putini e vendosi Prigozhinin në një pozitë të palakmueshme duke aluduar se po bëhet problem edhe për vetë mercenarët në kontrast me komandantët besnikë të Wagnerit”, vlerësoi Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW).

Roli i Prigozhinit mbetet i paqartë në Wagner, sipas grupit të ekspertëve amerikanë ndërsa mercenarët nuk duket se po veprojnë në Ukrainë.

Mercenarët e kontingjentit afrikan janë transferuar në Bjellorusi, sipas qeverisë së saj, dhe kjo mund të tregojë se forcat e rregullta paraushtarake mund të pasojnë.

Pakënaqësia po rritet në ushtrinë ruse - ajo pasqyrohet në retorikën rebeluese të Wagnerit
Lexo po ashtu Pakënaqësia po rritet në ushtrinë ruse - ajo pasqyrohet në retorikën rebeluese të Wagnerit

“Komandantët e vendosur ndërkombëtarisht të Wagnerit ka të ngjarë të arrijnë në Bjellorusi për të përgatitur infrastrukturën stërvitore”, shkroi ISW.

Ndryshe, Prigozhin ishte rebeluar kundër liderit rus shkaku i pakënaqësive rreth mënyrës se si po zhvillohet pushtimi i Ukrainës. /Telegrafi/