LAJMI I FUNDIT:

Putin në intervistën e parë për mediat perëndimore: Nuk i kemi arritur ende qëllimet tona në Ukrainë

Putin në intervistën e parë për mediat perëndimore: Nuk i kemi arritur ende qëllimet tona në Ukrainë

Gazetari amerikan, Tucker Carlson publikoi intervistën e shumëpritur me Vladimir Putinin, e cila është intervista e parë e presidentit të Rusisë për mediat perëndimore që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Intervista filloi me pyetjet për luftën në Ukrainë ndërsa vazhdoi me “sfondin historik” të konfliktit në rajon, përpara se të ndërmerrte veprime ushtarake.


“Perëndimi menduan se operacionet luftarake në Ukrainë ndanë një pjesë të popullit rus, por bashkimi i do të ndodhë”, tha udhëheqësi rus.

Gazetari e pyeti Putinin nëse kishte arritur qëllimet me luftën në shtetin ukrainas, transmeton Telegrafi.

“Jo. Ne ende nuk i kemi arritur qëllimet tona, sepse një prej tyre është denazifikimi”, përgjigjet ai, duke sinjalizuar se Rusia nuk është ende gati të tërhiqet nga Ukraina.

Putin nuk iu përgjigj pyetjes nëse është i kënaqur me territoret e aneksuara, duke vazhduar të fliste për denazifikimin.

Putin thotë se ai vendosi të ndërmarrë veprime pasi udhëheqja e Ukrainës “deklaroi se nuk do të zbatonte marrëveshjet e Minskut”.

“Ne kemi folur për këtë gjatë gjithë kohës me SHBA-të. Ne i bëmë thirrje udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane që të ndalojnë menjëherë këtë zhvillim, të zbatojnë marrëveshjet e Minskut”, deklaroi 71-vjeçari.

Ukrainasit tregojnë se cilat armë të rënda sot ia shkatërruan rusëve - në total kapin vlerën e 47 milionë eurove
Lexo po ashtu Ukrainasit tregojnë se cilat armë të rënda sot ia shkatërruan rusëve - në total kapin vlerën e 47 milionë eurove

Presidenti rus më pas deklaroi se Ukraina filloi luftën në vitin 2014, “ne nuk e filluam këtë luftë në vitin 2022. Kjo është një përpjekje për ta ndaluar atë”.

Ndryshe, Putin intervistën e fundit që e ka dhënë për mediat perëndimore ishte për televizionin amerikan CNBC në tetor të vitit 2021 në Forumin Ndërkombëtar “Russian Energy Week” në Moskë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori