LAJMI I FUNDIT:

Putin heq disa sanksione kundër Turqisë

Putin heq disa sanksione kundër Turqisë

Presidenti rus, Vladimir Putin hoqi sot disa sanksione kundër Turqisë, të vendosura pas incidentit në kufirin sirian në vitin 2015, kur një avion luftarak turk rrëzoi një avion luftarak rus.

”Sanksionet që u hoqën kishin të bënin me punësimin e punëtorëve turq dhe operimin e kompanive turke në Rusi”, njoftoi media shtetërore.


Udhëheqja e Rusisë, javët e fundit ka shprehur synimet për të hequr të gjitha sanksionet, ndërsa vendet përpiqen të rindërtojnë marrëdhëniet e tyre të fuqishme ekonomike.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev pas bisedimeve të nivelit të lartë në Stamboll javën e shkuar, u konfirmoi gazetarëve se do të ketë ende kufizime ndaj importit të domateve turke, që tradicionalisht përbëjne eksportin më të madh bujqësor në Turqi.