LAJMI I FUNDIT:

Putin: Gati të furnizojmë Turqinë me sistemin mbrojtës ajror S-400

Putin: Gati të furnizojmë Turqinë me sistemin mbrojtës ajror S-400

Rusia është gati t’i shesë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 Turqisë, thotë presidenti rus Vladimir Putin gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Petersburg (SPIEF). Ai tha se çështja është diskutuar më herët me homologun turk.

“Ne diskutuam mundësinë e shitjes së S-400 [në Turqi]. Ne jemi të gatshëm për këtë”, tha Putini në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari turk.


Duke folur për bashkëpunimin midis Moskës dhe Ankarasë për prodhimin e sistemeve të tilla në Turqi, Putin tha se kjo varet nga gatishmëria e industrisë prodhuese vendase.

“Për momentin, ne nuk i prodhojmë këto sisteme jashtë vendit,” shtoi Putin.

“Ne jemi të gatshëm për të ofruar këto sisteme më të reja dhe më efikase. Presidenti [Recep Tayip] Erdogan dhe ushtritë e vendeve tona janë të vetëdijshme për këtë. ”

Aktualisht, Rusia dhe India po prodhojnë së bashku raketën hipersonike “Brahmos”, por projekte të tilla kërkojnë investime masive në teknologjitë dhe burimet njerëzore, tha presidenti. “Por në përgjithësi, nuk ka asgjë të pamundur”, shtoi ai.

Raportet e mëparshme të medias sugjeruan se Moska dhe Ankaraja kishin diskutuar shitjen e S-400 në maj, kur Putini priti Erdoganin në Soçi, transmeton oranews.

Ndërsa Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha në atë kohë se marrëveshja ishte “e mundur”, tha ministri turk i mbrojtjes Fikri Isik tha se negociatat midis Rusisë dhe Turqisë ishin afër përfundimit.

Në trend Botë

Më shumë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori