LAJMI I FUNDIT:

Putin foli për herë të parë rreth dramës me Ukrainën: Perëndimi po injoron kërkesat tona

Putin foli për herë të parë rreth dramës me Ukrainën: Perëndimi po injoron kërkesat tona

Vladimir Putin, njeriu nga i cili varet vendimi nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën, për herë të parë që nga përshkallëzimi i krizës, foli personalisht për dramën në kufirin ukrainas.

Putin komentoi krizën në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë vizitës së kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë.

Presidenti rus tha se Kremlini është ende duke e studiuar një përgjigje me shkrim të dërguar nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO rreth kërkesave të tyre.


“Por është e qartë se Perëndimi ka injoruar kërkesat e Rusisë që NATO të mos zgjerohet në Ukrainë dhe ish-republika të tjera sovjetike, të përmbahet nga vendosja e sistemeve të armëve pranë kufirit të Rusisë dhe të tërheqë forcat e saj nga Evropa Lindore”, tha Putin, raporton ap.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë injoruar kërkesat më të rëndësishme të sigurisë së Rusisë. Ne duam të shmangim zhvillimet negative rreth Ukrainës, por Shtetet e Bashkuara po përdorin Ukrainën si një mjet kundër Rusisë. Shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do ta zgjidhin problemin e sigurisë zgjidhja mund të duket kështu”, pohoi i pari i shtetit rus.

“Refuzimi i Amerikës dhe aleatëve të saj për t’i kushtuar vëmendje kërkesave të Rusisë shkel angazhimet për sigurinë në Evropë të marra nga OSBE”, tha 69-vjeçari dhe më tutje deklaroi se “Ndërsa Perëndimi thekson lirinë e çdo vendi për të zgjedhur se me kë do të jetë në aleancë, në të njëjtën kohë ai mohon parimin e “pandashmërisë së sigurisë” bazuar në dokumentet e OSBE-së”.

Bëhet fjalë për parimin që siguria e një vendi të mos forcohet në kurriz të të tjerëve.

Për shkak të akumulimit të më shumë se 100 mijë trupave ruse pranë Ukrainës, Perëndimi ka frikë se Rusia po planifikon një sulm, por Moska e mohon atë. Shqetësimi është fokusuar kryesisht në vendosjen e ushtrisë në zonat e Rusisë perëndimore, Krimesë së aneksuar dhe Bjellorusisë, ku Moska dhe Minsk planifikojnë të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Azia
Kalo në kategori