LAJMI I FUNDIT:

Blinken, Lavrovit: Rusia të tërheqë trupat e saj nga kufijtë e Ukrainës

Blinken, Lavrovit: Rusia të tërheqë trupat e saj nga kufijtë e Ukrainës

Pas një takimi më 21 janar në Gjenevë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov zhvilluan sot një bisedë të re telefonike, gjatë së cilës diskutuan për marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë dhe krizën në Ukrainë.

Pas takimit, Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë të shkurtër ku thuhet se Blinken e kishte bërë të qartë gjatë bisedimeve se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të rifillonin bisedimet me Rusinë.


“Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara duan që Rusia të tërheqë trupat e saj nga kufijtë e Ukrainës. Nëse Moska do të nisë një pushtim, pasojat do të ishin të shpejta dhe të rënda”, tha Blinken, raporton cnn.

Ukraina do të rrisë numrin e ushtrisë së saj me 100 mijë trupa
Lexo po ashtu Ukraina do të rrisë numrin e ushtrisë së saj me 100 mijë trupa

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergei Lavrov, foli pas bisedës me Blinkenin, të cilit i ka shpjeguar se ndërkombëtarët po e injorojnë parimin e sigurisë.

“Ky është një parim kyç i së drejtës ndërkombëtare. Kolegët tanë perëndimorë thjesht po përpiqen jo vetëm ta injorojnë, por edhe ta harrojnë plotësisht. Kjo është një temë që nuk do të lejojmë të përfundojë. ai ose i përmbush detyrimet e tij ekskluzivisht në mënyrë selektive, pasi ai u përgjigjet atyre”, tha rusi.

Ndryshe, Rusia deri më tani raportohet se ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa në kufirin me Ukrainën, të cilën gjë po e mohon Kremlini. /Telegrafi/