LAJMI I FUNDIT:

Putin prezanton limuzinën e re presidenciale të prodhuar për herë të parë në Rusi (Foto/Video)

Putin prezanton limuzinën e re presidenciale të prodhuar për herë të parë në Rusi (Foto/Video)

Vladimir Putin i cili për herë të katërt ushtron postin e të parit të Rusisë, sot ka shfrytëzuar rastin që gjatë “parakalimit” ta reklamojë limuzinën e tij të re.

Deri të pallati ai ka udhëtuar me limuzinën e tij të re presidenciale, e cila është prodhuar në Rusi dhe për herë të parë i është ekspozuar qytetarëve, transmeton Telegrafi.


Veturat e kësaj gjenerate janë pjesë e programit “Kortezh”, dhe do të zëvendësojnë veturat gjermane që i kanë përdorur presidentët rusë.

Rusia nuk ka përdorur veturat e tyre për transportimin e zyrtarëve rusë që nga koha e Bashkimit Sovjetik. Për këtë arsye filloi zhvillimi i programit “Kortezh”, për të demonstruar të “arriturat” e Rusisë në industrinë e teknologjisë.

Pothuajse të gjitha mediat botërore kishin për fokus veturën e re të blinduar të Putinit. Ndërkaq vetëm pak liderë botërorë përdorin veturat e “shteteve të tyre” për transportimin e zyrtarëve të lartë.

Vetura e parë e huaj që është përdorur për transportimin e presidentit rus ka qenë një Mercedes S-Class, W140 që ishte blerë në kohën e Boris Jelcinit. Më vonë ai ishte zëvendësuar me modelin W220, kurse disa vite më vonë me modelin W221.

Limuzina presidenciale duhet të jetë e papërshkueshme nga plumbat, të ketë rrota speciale dhe pajisje tjera që sigurojnë presidentin derisa shëtit me të.

Presidentët Jelcin dhe Medvedev kishin përdorur limuzinat S-Class të Mercedes-Benz, derisa Putin preferonte limuzinën Mercedes-Benz Gard.

Veturën presidenciale zakonisht e përcjellin motoçikletat dhe dhjetëra vetura tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori