LAJMI I FUNDIT:

Pushteti thotë se mund të shtyhen zgjedhjet, opozita akuzon për pretekst

Pushteti thotë se mund të shtyhen zgjedhjet, opozita akuzon për pretekst

“Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në afatin e caktuar më 12 prill është i mundur të problematizohet, për shkak të prolongimit të ligjeve kyçe në Kuvend”. Këtë dje e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, derisa opozita ka akuzuar se kryeministri do të kërkojë mijëra mënyra të mundshme që të shtyjë zgjedhjet.

Presidenti Stevo Pendarovski ka thënë se nuk ka logjikë zgjedhjet të shtyhen pasi ato janë caktuar në vetëm disa muaj nga afati i rregullt si dhe ajo se do të prishte planifikimet e bashkësisë së biznesit.


“Dhe kështu hyjmë në vitin zgjedhor, 12 prilli është vetëm disa muaj nga afati i rregullt për zgjedhje, dhe nuk mund të shoh cila logjikë partiake apo shtetërore do të kërkonte ato zgjedhje të zhvendosen”, ka thënë Pendarovski.

Zaev tha dje se nëse në Kuvend nuk miratohen ligjet thelbësore që janë të rëndësishëm në jetën e qytetarëve, atëherë zgjedhjet mund të shtyhen, por që nuk e dëshiron atë.

“Njëqind herë kam thënë se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen, por obligim para së gjithash qytetare dhe politike është të mos lejojmë çfarëdo që të bllokojë realizimin e asaj që nënkupton interes të qytetarëve”, ka thënë Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me 120 ligjet që janë në rend dite në seancën parlamentare.

Ai ka thënë se nuk do t’ia lejojnë atë gjithë atyre që tentojnë të obstruojnë, por ka apeluar edhe deri te shumica parlamentare të jetë në bankat e Kuvendit që në kohë të sillen ligjet esenciale.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski tha se kryeministri Zaev do të kërkojë mijëra mënyra të mundshme si t’i shtyjë zgjedhjet.

“Tërë kohën tenton të bëjë rrëmujë edhe në Kuvend, me marrëdhënieve të koalicionit në Qeverinë e rij dhe me ide të ndryshme vetëm që të ikë nga zgjedhjet. Me siguri gjatë ditës së djeshme ka marrë sondazhe të reja në tryezën e tij dhe ka parë se trendi i mbështetjes të cilin e ka ai është në linjë ekstreme të dobët”, ka thënë Dimovski.

Por siç tha, asnjëherë nuk kemi bërë problem në Kuvend për ligjet esenciale.

BDI sipas Artan Grubit i pret zgjedhjet dhe fitoren e radhës.

“Jemi të bindur në fitoren absolute, posaçërisht në bllokun shqiptar dhe do të jemi faktor vendimtar për formimin e qeverisë së ardhshme dhe do të jemi garanci për tre Marrëveshjet, atë të Ohrit, të Prespës dhe atij për fqinjësi të mirë, si dhe për realizimin e programit”, theksoi Grubi.

Ai ka shtuar se BDI-ja është për zgjedhje.

“Ne jemi për zgjedhje. I presim zgjedhjet, gati jemi, të reformuar dhe të gatshëm përsëri ta marrim përgjegjësinë e qytetarëve për realizimin e pritjeve të tyre. Po ashtu, i mbështesim të gjitha vendimet ligjore, qoftë ai Ligjit për armatën, Ligjin për prokurorinë publike, po edhe inkorporimin e rekomandimeve të ODIHR-it dhe OSBE-së, në Kodin Zgjedhor, të cilat dëshiroj të miratohen gjatë janarit, pas zgjedhjes së qeverisë kalimtare, e cila duhet t’i plotësoj zgjedhjet”, tha Grubi.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, për prolongimin e mundshëm të zgjedhjeve, në rast se nuk miratohen disa ligje thelbësore, deputeti Grubi, tha se nëse ka vullnet politik dhe dialog mes partive politike asgjë nuk do të jetë pengesë dhe të gjitha ligjet mund të miratohet në afat të shkurtë.

Zgjedhjet tani janë një punë e dakorduar mes partive politike dhe tek presidenti i shtetit dhe nuk duhet të kushtëzohen me çfarë do sjellje të ligjeve esenciale, ashtu siç ka thënë kryeministri, deklaroi nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli.

Ndërkohë, deputeti Samka Ibraimovski nga foltorja e Kuvendit e ka dënuar bllokadën e sjelljes së ligjeve nga ana e opozitës dhe ka thënë se do të kërkojë nga kryeministri shtyrjen e zgjedhjeve, derisa nuk miratohen ligje të caktuara në Kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori