Pushteti dhe opozita shkëmbejnë akuza të ndërsjella përse Enti Shtetëror për Revizion prej 2 vjetësh është pa drejtor. I pyetur nga Alsat, kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se nuk do të përzihet në zgjedhjen e funksionarëve të institucioneve të pavarura. Ai akuzoi kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, deputetin e OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, se ai e bllokon qëllimisht punën. Zaev i rekomandoi Dimovskit sa më shpjet të caktoj seancën e Komisionit.

Por deputeti Dimovski, thotë se procesi është bllokuar për shkak se LSDM ka propozuar kandidat që nuk i plotëson kushtet për të udhëhequr me Revizionin.

Enti shtetëror për Revizion është pa drejtor prej në dhjetor të vitit 2017. Kuvendi hapi konkurs para dhjetë muajsh, ndërsa konkuruan 11 kandidatë. Kandidati i mbështetur nga pushteti, nuk i plotësonte kushtet ligjore. /Alsat/