Pushimorja e Nashecit po kthehet në qendër për mbrojtjen e fëmijëve të rrezikuar nga dhuna, abuzimi apo trafikimi . Këtë e mundësuan partnerët Komuna e Prizrenit, Ambasada e Japonisë , Zyra e BE-së dhe ‘Fondacioni Terre de hommes’.
Qendra e nis punën me 25 fëmijë , ndërsa për një vit do të mbrojë 160 të tjerë dhe do të mbështesë 70 kujdestarë.
Pushimorja e njohur e Nashecit në komunën e Prizrenit, ka dekada që nuk është funksionale. Në këtë ambient është planifikuar të kalojnë ditën fëmijët e cenueshëm nga abuzimi apo trafikimi.
“Jam me qira, në podrum jetoj, burri me ka vdekur ka katër vjet, me pesë jetimë jam. Këtu shumë mirë, shumë jam e kënaqur për fëmijët që po i bie këtu”, tha për RTK-në Ruke Zekaj, prind
“Shkollën e kanë lënë, largësi e madhe shumë, s’po mundemi me shkuar në shkollë, kanë shkuar deri tash, tash jo. Si kanë ardhur këtu u kënaqën. Edhe ato u kënaqën edhe ne u kënaqëm”, shtoi një tjetër prind.
Pushimorja u kthye në qendër të mbrojtjes së fëmijëve falë investimeve të Ambasadës japoneze, Komunës së Prizrenit, ‘Fondacionit Terre des hommes’ dhe zyrës së përfaqësuesit të BE-së, në Kosovë.
“Fëmijët të cilët trajtohen këtu janë ato fëmijë të cilët janë viktimë e dhunës, ose në familje, ose janë viktimë e trafikimit, ose kanë mungesë të kujdesit në çfarëdo çoftë mënyre. Kjo është një qendër e cila do të jetë një shembull i mirë, se si në nivel të shoqërisë të kujdesemi për fëmijët e kategorive të tilla dhe të shpresojmë që institucionet qendrore të na përkrahin edhe më tepër”, tha Shaqir Totaj, kryetar i Komunës së Prizrenit.
“Ambasada japoneze e ka ndihmua Kosovën edhe para shpalljes së pavarësisë me projekte të ndryshme, ambasada qëndron afër për të ndihmuar shoqërinë për të ndërtuar shtetin dhe jemi të lumtur ta ndihmojmë edhe në të ardhmen”, tha Keisuke Yamanaka, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë.
Për fillim kjo qendër do të mbrojë 25 fëmijë, e më tej numri mund të rritet deri në 160, duke përmirësuar edhe sistemin e mbështetjes për 70 kujdestarë të fëmijëve për çdo vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një person nga Negotina është ndaluar për arratisje nga burgu në Kumanovë
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Kërkimet për nënën dhe dy fëmijët, Forcat e Armatosura nisen drejt Shkodrës
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'