LAJMI I FUNDIT:

Pushimi nga detyra i përmbaruesit Mullhaxha, Telekomi përshëndet vendimin e MD-së

Pushimi nga detyra i përmbaruesit Mullhaxha, Telekomi përshëndet vendimin e MD-së

Pushimi nga detyra e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha është një veprim në drejtimin e duhur nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, që shpresojmë të kontribuojë në rritjen e përgjegjësisë ligjore dhe morale të këtij profesioni.

Kështu thuhet në reagimin e Telekomit të Kosovës duke shtuar se ky veprim është fillimi i vendosjes së drejtësisë në vend.


“Në rastin tonë, gjatë zhvillimit të procedurës përmbarimore, ku Telekomi i Kosovës ka qenë palë debitore, Mulhaxha krejtësisht në mënyrë të njëanshme, të papërgjegjshme dhe kundërligjore përfaqësonte dhe anonte kah interesat e kompanisë Dardafon.net dhe pronarëve të saj”, thuhet në reagim.

Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha
Lexo po ashtu Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha

“Vetëm në rastin e Telekomit, dëmi që është shkaktuar nga ushtrimi i papërgjegjshëm dhe i kundërligjshëm i detyrës së përmbaruesit nga ana e Mulhaxhas, vlerësohet se kap shumën prej rreth 14 milionë euro, duke përmbaruar për interesa të veta apo të tjetërkujt, përtej detyrimeve nga dokumenti përmbarimor”, vijon Telekomi.

Në fund, Telekomi thekson se është duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe mjetet e mundshme juridike në dispozicion, që paratë e debituara padrejtësisht t’i kthehen kompanisë dhe përgjegjësit për këto abuzime dhe shkelje ligjore me kosto të larta financiare të vihen para drejtësisë. /Telegrafi/