LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha

Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në kuadër të kompetencave ligjore ka marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj permbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara”.


“Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale”, ka shkruar ministrja.

Përmbaruesi Mulhaxha ishte suspenduar edhe më 06.12. 2022, nga po e njëjta ministri.

Ndryeshe 30 nëntor, propozimi për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, është proceduar në Komisionin Disiplinor në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, kishte theksuar se “Në bazë të kompetencave ligjore, sapo nënshkrova Vendimin për suspendimin e përmbaruesit privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro (të llogaritur gabimisht) të Telekomit”.

Më 29 nëntor 2022, Departamenti për Profesione të Lira në MD ka pranuar nga Telekomi i Kosovës SH.A. në cilësinë e palës debitore, propozimin për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, i emëruar për Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me lëndën përmbarimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori