LAJMI I FUNDIT:

Pushimi mbi greminë: A do të guxonit të flinit në këtë shkëmb?

Pushimi mbi greminë: A do të guxonit të flinit në këtë shkëmb?

Lugina Urubamba është e njohur si lugina e shenjtë e Inkëve

Gjendet në Andet peruane, ndërsa lart në shkëmbinj mbi të është vendosur hotel The Natura Vive Skylodge, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.


Deri te hoteli mund të shkohet vetëm në këmbë, duke u ngjitur nëpër shkëmbinj.

Dhoma juaj është kapsula e forcuar por e pjerrët mbi luginë, e ndërtuar nga alumini dhe polikarbonati.

View this post on Instagram

A post shared by thrillist (@thrillist) on May 12, 2019 at 5:45am PDT

Në lartësinë prej 366 metrash është e përforcuar me spiranca të cilat mund të përballojnë peshën prej një ton e gjysmë.

Pas paraqitjes në hotel, ciceroni ju çon deri te mali, por që duhet ta bartni me vete gjithë ujin dhe ushqimin që do t’ju nevojitet atje.

Mundeni të merrni sado që të dëshironi, përkatësisht sa mendoni që mund të bartni në lartësinë mbidetare prej 600 metrash.

Enterieri i rregulluar në mënyrën maksimale fokusohet në bukuritë natyrore të cilat i ofron hoteli.

Mundeni të vëzhgoni luginën nga piedestali, mirëpo nëse shtriheni, natën mund të shikoni yjet mbi ju.

Kur është fjala për lokacionin, hoteli është në vendin e shkëlqyeshëm dhe është larg gjithsej 13 kilometra nga Machu Pichu dhe 90 minuta udhëtim me veturë nga Cusca.

Edhe pse për ngjitje ju nevojitet kondicioni, mëngjesin e nesërm mund të lëshoheni në piedestal nëpërmjet shkallëve spirale metalike dhe telit apo thjesht me zip wire. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori