LAJMI I FUNDIT:

Pushime në Shqipëri, një i huaj shpenzon 750 euro në javë

Pushime në Shqipëri, një i huaj shpenzon 750 euro në javë

Numri i turistëve të huaj që po vijnë në vendin tonë  po konfirmojnë çdo ditë e më shumë, se pritshëmëritë për një sezon më të mirë se ai që lamë pas janë të mëdha.

Polakët mbeten turistët që dominojnë me turet e organizuara, të cilët qëndrojnë për një javë në vendin tonë. Por sa janë shpenzimet për paketat javore të turistëve të huaj që kalojnë pushime në bregdetin shqiptarë?


“Kontratat më së shumti janë një javore. Mesatarisht shpenzimet për një javë e një turisti të huaj nisin nga 650 deri në 750 euro për person, por ka dhe çmime 850 euro, me ushqim të përfshirë” u shpreh Atrit Kurti turoperator.

Sipas Kurtit, numri i turistëve të huaj që po vijnë në vendin tonë po i kalon dhe pritshmëritë dhe ky është një lajmi mirë për vendin.

Turizmi unik në Rehovë të Korçës, banorët “bashkëjetojnë” me turistët e huaj
Lexo po ashtu Turizmi unik në Rehovë të Korçës, banorët “bashkëjetojnë” me turistët e huaj

“Jemi ende vend që kemi nevojë të zbulohemi. Kemi destiancione për tu vizituar. Plus çmimet që të huajt gjejnë këtu tek ne janë të arsyeshme për buxhetet e tyre. Janë arsyet pse të huajt vijnë për pushime në Shqipëri”, vijon më tej Kurti.

Vetëm si 5-mujorë, numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë arriti në 2.4 milionë, ose 42% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë./Vizion+