LAJMI I FUNDIT:

Pushime në Pogradec, qyteti liqenor mjaft i frekuentuar

Pushime në Pogradec, qyteti liqenor mjaft i frekuentuar

Qyteti liqenor i Pogradecit këtë vit ka pritur një numër të madh pushuesish vendas dhe të huaj. Pika më e fortë e ofertës turistike të këtij qyteti kanë qenë çmimet e pandryshuara.

Nëse në breg pushuesit u përballën me rritje drastike këtu nuk ka ndodhur diçka e tillë, menaxherët e hotele nuk flasin për rënie të prenotimeve.

Përveç vendasve që pushojnë në bregliqen, të huajt me guida kanë qenë të shumtë. Benjaminin nga Holanda e gjejmë shumë të surprizuar me qytetin.“Vij nga Holanda. Është një natyrë e bukur. Ne në Holandë nuk kemi një natyre të tillë dhe moti është i mirë. Kemi gjetur njerëz të mirë dhe miqësor. Kemi vizituar edhe fshatin Lin, ishte shumë i bukur”, ishin fjalët e tij.

Pogradeci ndër vite është cilësuar si qytet që frekuentohet nga pensionistët dhe nënat me fëmijë, por Dritan Hoxha drejtues i një Irish Pubi thotë se kjo gjë ka ndryshuar tërësisht vitet e fundit.

“Vera është e ngarkuar me jetën e natës, qyteti është plot me rini, boll të hedhësh sytë në bulevard. Kemi mbingarkesë, unë e kam plot lokalin tim”, thotë ai.

Pogradeci ka vetëm një problematikë kryesore numrin e pakët të shtretërve i cili shkon në rreth 3 mijë çka sjell nevojën për investime të tjera fushën e hotelerisë në një kohë kur kërkesat vijnë çdo vit në rritje. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori