LAJMI I FUNDIT:

Pupovci pasi u emërua zv.ministër: Do të punoj me gjithë energjinë për përmirësim të gjendjes në arsim

Pupovci pasi u emërua zv.ministër: Do të punoj me gjithë energjinë për përmirësim të gjendjes në arsim

Zëvendësministri i sapoemëruar i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci është zotuar se do të punojë me gjithë energjinë për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit.

Pupovci përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Qendrës për Arsim të Kosovës, pasi u emërua zv.ministër.


“Prej sot po e filloj një rrugëtim të ri në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Falënderoj Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren Arbërie Nagavci për besimin dhe zotohem se do të punoj me gjithë energjinë për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit dhe kërkimit. Jam i vetëdijshëm për të gjitha sfidat e këtij rrugëtimi dhe mirëpres çdo ide dhe ndihmë për adresimin e problemeve komplekse në këtë fushë”, shkruan Pupovci.

Pupovci ka njoftuar po ashtu se në Qendrën për Arsim të Kosovës, në vendin e tij si ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv është emëruar Petrit Tahiri, të cilit i ka uruar sukse

“Pas 21 vjet në krye të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) kam dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv, ndërsa Bordi e ka emëruar për ushtrues detyre kolegun tim, Petrit Tahiri, të cilit i dëshiroj punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e organizatës. I falënderoj të gjithë kolegët dhe anëtarët e Bordit për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në rritjen e organizatës. Po ashtu, ju falënderoj të gjithëve për urimet dhe fjalët inkurajuese”, shkruan Pupovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori