LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit në ‘malin’ me shishe plastike, i ndajnë sipas ngjyrës para se t’i dërgojnë për riciklim (Foto)

Punonjësit në ‘malin’ me shishe plastike, i ndajnë sipas ngjyrës para se t’i dërgojnë për riciklim (Foto)

Abdul Momin e ka realizuar një set fotografik në një deponi në Bogra të Bangladeshit, ku punonjësit i ndanin shishet plastike në bazë të ngjyrës.

Me çadrat joadekuate që të mbrohen nga rrezet e forta të diellit, ata qëndronin na ‘malin’ e pafund të shisheve me forma dhe ngjyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Të gjelbrat, transparentet dhe ato me ngjyrë kafe, duhet të vendosen në tri grupe të ndara, para se të shtypen nga makina me presion, që i kthen në kube.


Në fotografitë e 27-vjeçarit, shpërfaqet edhe përdorimi enorm i mjeteve plastike, që dërgohet për riciklim, që të kthehet sërish në shishe.

“Vetëm shishet e pijeve të lehta dhe ujit ndodhen në këtë fabrikë, që fillimisht ndahen në bazë të ngjyrës. Më pas, punonjësit ia largojnë tiketën dhe kapakun”, ka thënë Momin.

Sipas Momin, banorët e Bangladeshit nuk i hedhin shishet në kontejner, por nëpër rrugë, kanale apo hapësira tjera. Pastaj, ato mblidhen nga të varfrit dhe të pastrehët, që i dërgojnë në pika grumbulluese si këto.

Pas orëve të tëra të ndarjeve, tubat e shisheve me ngjyra përkatëse, arrijnë lartësi e 3.5 metrave, ndërsa kanë diametër deri në 30 metra. /Telegrafi/