LAJMI I FUNDIT:

Punoni në ambient të hapur? Ky është armiku juaj nr. 1!

Punoni në ambient të hapur? Ky është armiku juaj nr. 1!

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se diellit duhet t’i ekspozohemi në mënyrë të kujdesshme, mirëpo ekspozimin e shpeshtë në diell shumica nesh e lidh vetëm me kohën e lirë dhe me pushimin vjetor

Mirëpo, koha e punës e kaluar në ambient të hapur gjithashtu llogaritet, ndërkaq sa orë ekspozimi mjekësia e quan ekspozim kronik në diell.


Lloji i tillë i ekspozimit ndaj rrezeve UV me vete bart pasoja negative: madje rrezik dyfish më të madh nga kanceri i lëkurës, duke përfshirë edhe atë jomelanomë, transmeton Telegrafi.

Kanceri jomelanom i lëkurës është një ndër llojet më të shpeshta të kancerit në gjithë botën, mirëpo edhe pse ka disa lloje, kanceri i dytë më i shpeshtë është kanceri planocelular i lëkurës apo karcinoma skuamoqelizore cSCC.

Shumë më i shpeshtë se melanoma, mirëpo shumë më rrallë vdekjeprurës.

Në të vërtetë, kanceri jomenalom i lëkurës kryesisht shërohet lehtë kur zbulohet mjaft herët.

Për këtë arsye është jashtëzakonisht me rëndësi të zbulohet me kohë, ndërsa në fazën e hershme të sëmundjes cSCC-ja mund t’i ngjajë lythit apo lezionit në formë luspe, nga i cili kohë pas kohe rrjedh gjak.

Nga cSCC-ja më shpesh sëmuren meshkujt, ndërkaq diagnostikohet më së shpeshti te personat më të vjetër se 65 vjeç.

Pa marrë parasysh se shfaqet në moshën e pjekur, kushtet për shfaqjen e tij krijohen gjatë gjithë jetës, me çdo qëndrim në rreze dielli.

Prandaj është me rëndësi të bartni rroba mbrojtëse dhe të përdorni kremin për mbrojtje nga dielli, ndërsa për çdo ndryshim të pazakonshëm në lëkurë duhet të shkoni te mjeku. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori