LAJMI I FUNDIT:

Punimet në rrjet, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

Punimet në rrjet, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të dielën (12.02.2023) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky do të jetë orari i ndërprerjes së energjisë elektrike sipas rajoneve të Kosovës.


Ferizaj

Punime nga palët e treta

1.

Nga  TS 110/6[kV] Sharrcemi do të ndërprehet:

NS Hani i Elezit  (kodi 420000) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 6kV orës 09:00  deri ne ora 15:00.

Vendet: rrugët: Adem Jashari, Dëshmoret e Kombit, Hani i Elezit, Hysen Suma (një pjesë), Izet Bushi (një pjesë), Martirët Bushi (një pjesë), Nuri Bushi, Xhemsedin Suma dhe Zona Kufitare-Hekurudha (dogana), Elham Curri (një pjesë), Hani Elezit (një pjesë), Hysen Suma, Imer Vila, Imri Curri, Kalimi Kufitar (një pjesë), një pjesë e Hanit Elezit – zonës kufitare, 8 konsumatorë buxhetarë – Policia Kufitare në Han të Elezit; fshatrat: Seçishtë, Fusha e Seçishtës, Glloboqicë, Gorancë, Hani Elezit (një pjesë), Krivenik, Lagjja e Maliqëve (një pjesë), Lagjja e Re dhe Rezhancë, Dimcë, Dromjak (një pjesë), Kashan dhe Paldenicë, si dhe rrugët: Të përndjekurve dhe një pjesë e rrugës UÇK.

Arsyeja: Pastrimi dhe servisimi i linjave furnizuese 110kV të NS 110/0.6kV Sharrcem.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Gjilan II  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV]Morava e Binqes (Kodi:60061013)  në dy termine nga ora 09:00 deri 09:15 dhe nga ora 14:00 deri 14:15

Vendet: Fitorja Sh.P.K, rrugët: Gllama (një pjesë), Stanishorit (një pjesë) dhe Fehmi Agani (një pjesë).

Arsyeja: krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

Nga NS 35/10[kV] Gjilan II  do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Seperacioni – Company “BEJTA COMMERCE ” Sh A (kodi: 60061013424) nga ora 09:00 deri 14:15

Vendet: Gurthyesi Bejta commerce.

Arsyeja: Pastrimi i kthinave 10[kV] nga Kompania «Bejta Comerce».

* * *

Punime nga palët e treta

1.

NS 110/10 [kV] Kamenica  do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Kamenica (kodi: 62000006) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: rrugët: Adem Jashari, Agim Ramadani (një pjesë), Basri Canolli, Fehmi Agani, Iliria (një pjesë), Ismajl Qemajli, Konferenca e Rambujesë (një pjesë), Nëna Terezë, Ramadan Kastrati, Selver Kryeziu (një pjesë), Skënderbeu, Vudro Wilson, Car Llazar (një pjesë), Emin Kryeziu (një pjesë), Haki Efendi Sermaxhaj, Kamenicë, Metush Krasniqi (një pjesë), Muharrem Fejza (një pjesë), Mulla Idriz Gjilani (një pjesë), Qendër, Qendra Tregtare, Sahit Baliq, Vuk Karagjiq (një pjesë), Xhelal Sopi (një pjesë) dhe një pjesë e fshatit Berivojcë.

Arsyeja: për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimiit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike. /Telegrafi/