LAJMI I FUNDIT:

Punime teknike në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të ujit për 7 orë

Punime teknike në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të ujit për 7 orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton konsumatorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë se sot duke filluar nga ora 23:00 e deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, gjithsej shtatë orë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë lagje të kryeqytetit, janë punimet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, pilot projekti për reduktimin e humbjeve të ujit, ku testimi është zgjedhur që të bëhet gjatë orëve të mesnatës për shkak që konsumatorët të mos e ndjejnë shumë mungesën e ujit të pijshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjell Telegrafi.


Në fund, KRU “Prishtina” thotë se ky testim po realizohet me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të ujësjellësit. /Telegrafi/