LAJMI I FUNDIT:

Punëtori vdiq pas aksidentit në punë, familja dyshon se nuk e mori trajtimin e duhur mjekësor

Punëtori vdiq pas aksidentit në punë, familja dyshon se nuk e mori trajtimin e duhur mjekësor

Shefqet Fetahaj nga fshati Raushiq i Pejës ka humbur jetën pak ditë më parë pasi pësoi aksident në vendin e punës, ku ai humbi dorën e më vonë ndërroi jetë, në QKU.

Fetahaj punonte në një kompani betoni dhe pasi një nga makineritë i këputi dorën, ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Pejës, e nga aty pastaj për në në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.


Xhaxhai i të ndjerit, Miftar Fetahaj shpreh çudi se si erdhi deri te vdekja e nipit të tij, pasi viktima edhe pse kishte humbur dorën, gjendjen e kishte stabile.

Ai tutje hedh dyshime, se dora e viktimës, nuk është dërguar përnjëherë me të në QKUK.

“Dora e këputur nuk është trajtuar si duhet, dora është gjetur në qese, flitet që dora s’ka shkuar përnjëherë me viktimën, dora ka shkuar vetëm në qese”, tha Miftaraj.

Ai thotë se viktima rrugën Pejë-Prishtinë e ka bërë me vetëdije.

“Madje ka thënë mos e vozitni makinën shpejtë se mos po bëjmë aksident, dora më shkoi, po mos të shkojmë edhe ne. Kam shkuar në QKUK, më kanë thënë që operacioni u kry me sukses, fjalët kanë qenë për mirë, deri te vdekja s’ka pas arsye me ardh, tensionin e ka pas mirë”, thotë Miftaraj.

Megjithatë, Miftar Fetahaj ka thënë se po presin fjalën e institucioneve përkatëse për të kuptuar se çka ka ndodhur në të vërtetë.

Naim Sahiti, Zyrtar për Informim në Spitalin e Pejës ka mohuar për KosovaPress se viktima është nisur për QKUK pa dorën me vete.

“Pyetjes suaj se mos është harruar ekstremiteti i dorëz në Spitalin e Pejës në mënyrë kategorike e mohojmë dhe e përsërisim që ekstremiteti së bashku me pacientin janë bartur me të njëjtën autoambulancë”, thuhet në përgjigjen e Sahitit.

Ai ka treguar se pacientin e kanë pranuar në gjendje të rëndë në ora 15:00, kurse për QKUK është nisur në ora 16:00.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ky pacient është trajtuar me Infuzion, antibiotik, injeksione për dhimbje, i është bërë një intervenim i nevojshëm me qëllim të ndaljes së gjakderdhjes për aq sa ka qenë e mundur dhe pacienti është përgatitur për tu transferuar për në QKUK. Në ora 16 pacienti është nisur për në QKUK dhe gjatë rrugës i është dhënë edhe dy doza me gjak, ndërsa së bashku me pacientin ka shkuar edhe ekstremiteti i dorës i vendosur në tretje fiziologjike”, sqaron tutje Sahiti.

Ai ka shtuar se QKUK –ja është lajmëruar për rastin dhe menjëherë në hyrje të Emergjencës pacienti, dhe ekstremiteti i janë dorëzuar ekipit mjekësor të QKUK-së.

Kurse, zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu nuk ka dhënë më shumë informata lidhur me gjendjen në të cilën është pranuar viktima-nëse është pranuar përnjëherë me dorën ose jo.

Ai ka thënë shkurt për KosovaPress se edhe përkundër përkujdesjes nga stafi i mjekimit intensiv qendror, viktima kishte vdekur meqë gjendja ishte e rëndë.

Naim Kuqi, Shef i Intensives ka thënë se “nuk di” asgjë lidhur me këtë rast.

Shefqet Fetahaj është varrosur para tre ditësh. Pas këtij rasti ka pasur edhe reagime publike për kushtet e rënda të punëtorëve në Kosovë, sidomos në sektorin privat. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori