LAJMI I FUNDIT:

Punëtorëve të Trepçës ende nuk iu del paga, sindikata në pritje

Punëtorëve të Trepçës ende nuk iu del paga, sindikata në pritje

Deri më tani punëtorët e njësive të tjera të Trepçës nuk i kanë marr pagat.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin kryetari i Sindikatës së punëtorëve në këtë ndërmarrje, Shyqyri Sadiku.


“Përveç punëtorëve të minierës me flotacion në Stan Tërg që i kanë marr pagat e muajit të kaluar, deri më tani punëtorët e njësive të tjera të Trepçës nuk i kanë marr pagat. Jemi në pritje që të dalin pagat”, ka thënë Sadiku.

Të hënën pritet t'i marrin pagat të gjithë punëtorët e Trepçës
Lexo po ashtu Të hënën pritet t'i marrin pagat të gjithë punëtorët e Trepçës

Ndryshe, dje kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, ka thënë se të hënën parashihet që të transferohen paratë nga buxheti i shtetit dhe do të bëhen pagesat për të gjithë punëtorët e Trepçës.

Telegrafi ka provuar ta merr një përgjigje nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, por nuk ka qenë i qasshëm. /Telegrafi/