Deri më tani vetëm punëtorët e minierës me flotacion në Stan Tërg i kanë marrë pagat e muajit të kaluar por jo edhe ata të njësive tjera biznisore në kombinatin Trepça, kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së punëtorëve në këtë ndërmarrje, Shyqyri Sadiku.
Kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, ka thënë Epoka e Re, se ka pasur para nga mjetet e prodhimit vetëm për pagat e minierës me flotacion në Stan Tërg.
Ai ka bërë me dije se nga nesër (e hënë) kur parashihet që të transferohen paratë nga buxheti i shtetit, do të bëhen pagesat për të gjithë punëtorët e Trepçës.
“Më 14 mars kemi nënshkruar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka një marrëveshje me të cilën Trepça përfiton si tërësi rreth 5 milionë euro, një pjesë e tyre është për subvencione me transfer, kurse pjesa tjetër është për investime kapitale, por që për shkak të procedurave ende nuk kanë ra në linjën e Trepçës. Ne jemi në pritje dhe besoj se të hënën do të përfundojë kjo çështje dhe mandej bëhet pagesa edhe për punëtorët e njësive tjera për muajin e kaluar. Mirëpo, kjo ndarje që ka ndodhur vetëm për minierat me flotacion në Stan Tërg ka qenë veprim i menaxhmetit i pakonsultuar me Bordin dhe i kanë bërë pagesat për aq sa ka pasur mjete në dispozicione, pasi nuk ka pasur mjetet për pagesat e punëtorët të njësive tjera, pra pagesa për ta është bërë prej mjeteve të prodhimit. Më së largu të hënën ose të martën do të bëhet shpërndarja e të gjitha pagave”, ka thënë Syla.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në Trepçë, Shyqyri Sadiku, ka thënë për Epoka e Re, se vetëm punëtorët e minierës së Stan Tërgut i kanë marrë pagat deri më tani kurse të gjithë punëtorët e njësive tjera akoma s’i kanë marrë.
“Punëtorët e ‘Trepçës’ akoma nuk i kanë marrë pagat në tërësi, pasi që të premten u janë dhënë pagat vetëm punëtorëve të minierës së Stan Tërgut, ndërsa të gjitha njësitë tjera duke përfshirë edhe minierën e Artanës dhe Kishnicës, nuk i kanë marrë pagat. Ne nuk i dimë arsyet se pse është bërë kjo ndarje, kur dihet që është nënshkruar marrëveshja në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe kryesuesit të Bordit për subvencionim të Trepçës dhe është bërë alokimi i mjeteve nga buxheti i Republikës së Kosovës diku rreth 5 milionë euro. Ne Sindikata e Trepçës e kundërshtojmë këtë ndarje në mënyrë të padrejtë që dikujt t’i jepet paga e dikujt jo. Nuk ka ndonjë arsye që të bëhen këto ndarje. Në të gjithë jemi punëtorë të ‘Trepçës’ dhe duhet të trajtohemi në mënyrë të barabartë”, ka thënë Sadiku. /Epoka e Re/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën