Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, njofton se ka pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të enjte në orën 12:00.
Sipas njoftimit, pas takimit të kryetares së Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, i njëjti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave përmes të cilave thuhet se po diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë në QKUK.
“Në këtë takim janë dakorduar që të krijohet shpejtë një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërisht të mbingarkuar”, thuhet në komunikatën për media.
Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka vendosur që deri në rishqyrtimin e këtyre urdhëresave dhe krijimin e Grupit Punues, të ftoj të gjithë anëtarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë që mos t’i zbatojnë katër pikat e urdhëresave të cilat i konsiderojnë diskriminuese, denigruese dhe që kanë elemente të përdorimit të standardeve të dyfishta në raport me komunitetet tona.
“Në rast se nuk do anulohet këto urdhëresa, Kryesia dhe Këshilli Drejtues në takimin e javës së ardhshme do angazhohet që të ndërmarrim veprime radikale sindikale për barazi dhe në kundërshtim të tendencave që komunitetet tona të shpërfaqen si të parëndësishme”.
“Nuk do ketë paqe sociale në QKUK deri sa të kuptohet që komunitetet tona nuk janë qytetar të dorës së dytë, ndërsa po ashtu nuk do mund të përjashtohen nga proceset dhe t’u cenohen të drejtat e tyre”, thuhet tutje në njoftim.
Punëtorët e QKUK-së po kërkojnë që të anulohen urdhëresat si në vijim:
Urdhëresën që infermieri të shkruhet në hyrje/dalje nga dhoma e pacientit, duke e konsideruar si urdhëresë diskriminuese dhe përdorim të standardit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese.
Urdhëresa që infermierët të bëjnë evidentimin e frekuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e konsideruar urdhëresë e cila nuk bënë pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit.
Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompensohen për këtë detyrë.
Urdhëresën e cila e obligon infermierin që ta ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, po ashtu edhe mjeku janë subjekte që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët dhe infermierët e tyre kujdestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë