LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët shëndetësorë nga spitali “8 Shtatori” protestojnë për shkak të vonesës së pagave

Punëtorët shëndetësorë nga spitali “8 Shtatori” protestojnë për shkak të vonesës së pagave

Punëtorët shëndetësorë nga spitali “8 Shtatori” kanë dalë sot në protestë për shkak të vonesës së pagave.

Kryetarja e sindikatës së pavarur në spitalin “8 Shtatori”, Renata Gjakonoviq, tha se protesta e sotme paqësore është organizuar për të shprehur pakënaqësinë për shkak të pagave të papaguara që është dashur të paguhen më 10 shkurt, por që janë vonuar për dhjetë ditë.


“Afati ligjor prej pesë ditësh është shkelur. Njerëzit nuk kanë para, kredi të papaguara, kush do të paguajë interesin, kush do të paguajë faturat. Thjesht, këtu kemi njerëz që punojnë për ekzistencë me ardhura të vogla personale, të cilët marrin 18 mijë denarë neto pagë dhe në këtë kontekst më duhet të theksoj se sot, sot në mëngjes, kemi marrë një njoftim nga administrata, ku thuhet se kjo protestë nuk do të jetë zyrtare”, tha Gjakonoviq.

Ajo theksoi se sindikata e tyre ka mjaft anëtarë dhe është përfaqësuese, duke shtuar se në një institucion mund të ekzistojnë disa sindikata, ndërsa kjo ka disa vite që ekziston./Telegrafi/