LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët serbë marrin paratë për ndërtimin e “murit të ri”! (Foto)

Punëtorët serbë marrin paratë për ndërtimin e “murit të ri”! (Foto)

Vetëm dy metra larg murit të rrënuar dy ditë më herët, sot ka filluar ndërtimi i ri nga serbët e veriut.

Përderisa këtë ndërtim Qeveria po e quan si strukturë mbrojtëse ndaj sheshit, opozita po e quan “mur i ri”, që sipas tyre tashmë fatkeqësisht është legalizuar nga institucionet e Kosovës.


Punëtorëve serbë të cilët sot filluan punën, nuk ka shkuar shumë kur iu ka ardhur edhe pagesa për punën e bërë.

Veriu.info ka arritur të bëjë këto fotografi, të cilat siç shkruan ky portal janë paratë e pagesës për “murin e ri”.

Intensiteti i punimeve për ndërtimin e “murit të ri” nuk ka qenë i madh pasdite, përderisa rreth vendpunishtes janë parë forca të shtuara të policisë dhe karabinierëve italianë të KFOR-it.