Punëtorëve në Mbretërinë e Bashkuar mund t’u jepet e drejta të kërkojnë një javë pune katër-ditore sipas planeve të reja të qeverisë, por do t’u duhet ende të kryejnë orët e tyre të zakonshme të kontraktuara.
Ministrja e Arsimit, Jacqui Smith, hodhi poshtë të premten në mëngjes raportet se bizneset ishin të detyruara të pranonin këto kërkesa, por tha se punëtorëve mund t’u jepet mundësia të punojnë më pak ditë përmes “orareve të ngjeshur”.
Ajo i tha radios LBC: “Ne mendojmë se puna fleksibël është në të vërtetë e mirë për produktivitetin…”.
“Pra, ndoshta në vend që të punoni tetë orë në ditë për pesë ditë, ju punoni 10 orë në ditë për katër ditë. Pra, ju jeni ende duke bërë të njëjtën sasi pune, por ndoshta po e bëni atë në një mënyrë që ju mundëson, për shembull, të kaloni më shumë kohë me familjen tuaj, të bëni gjëra të tjera, që inkurajon më shumë njerëzit në vendin e punës”.
E pyetur për punë të tilla si mësuesit, të cilët nuk do të ishin në gjendje të bënin një javë katër-ditore duke përdorur orar të ngjeshur, Smith tha: “Epo, jo, dhe as shumë njerëz të tjerë, por kjo nuk do të thotë se ata njerëz që munden, nuk duhet të kenë mundësinë për ta bërë atë”.
Një zëdhënës i Departamentit për Biznes dhe Tregti mohoi gjithashtu se Laburistët do të impononin modelin e punës tek bizneset.
Një zëdhënës i Whitehall tha: “Ne nuk kemi plane të imponojmë një javë pune katër-ditore për punëdhënësit ose punonjësit. Çdo ndryshim në legjislacionin e punësimit do të konsultohet, duke punuar në partneritet me biznesin”.
Departamenti për Biznes dhe Tregti ka bërë të ditur se do të përcaktojë detaje të mëtejshme të qasjes së tij brenda 100 ditëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët