LAJMI I FUNDIT:

​Punëtorët e Telekomit protestuan, pasi nuk u janë ekzekutuar pagat

​Punëtorët e Telekomit protestuan, pasi nuk u janë ekzekutuar pagat

Punëtorët e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës kanë protestuar para objektit të Telekomit për shkak se nuk u janë ekzekutuar pagat, meqë nga 29 shkurti i këtij viti, kësaj kompanie i janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesi.

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Postes dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Lami Balaj kërkoi që sa më shpejtë të bëhet zhbllokimi i llogarisë bankare në mënyrë që punëtorët të marrin pagat, ngase sipas tij ata mbajnë familjet me ato mjete.


Ai kërkoi nga Gjykata Komerciale që të dalë me vendim pozitiv lidhur më këtë çështje, për çka thotë se të njëjtit punëtorë kanë luftuar korrupsionin dhe çdo pa rregullsi brenda Telekomit.

Ndërkaq, nga menaxhmenti i Telekomit thonë se përmbaruesit i kanë ofruar mundësinë që pagesën ta bëjnë me këste derisa të vjen vendimi i shkallës së dytë, siç edhe ka qenë marrëveshja sipas tij. Porse, shtojnë se qëllimi i tyre është kriminal, ngase sipas tij ata duan që t’i marrin Telekomit mbi 5 milionë euro.

“Kërkesat tona tashmë janë të ditura dhe unë po i bëj publike edhe një herë sot, është debllokimi i llogarive të Telekomit të Kosovës sa më parë. Sepse që nga data 29 shkurt 2024 ne na u janë bllokuar llogaritë e Telekomit nga një përmbarues me një vendim të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale.

Çdo vendim i vonuar për Telekomin e Kosovës, çdo ditë, çdo hap, çdo moment është shumë i vonë. Kisha kërkuar nga kolegji i shkallës së dytë komerciales, sepse i ka mundësitë ligjore që sot, nesër dhe sa më shpejtë të merr një vendim.

Ne besojmë fuqishëm në vendimin e shkallës së dytë… Të gjithë ne kemi familje, të gjithë ne jemi 90 për qind në kredi dhe për çdo ditë nga mëngjesi, duke u nisur prej vetes unë kam marrë mesazh prej bankës për mos pagesën e kredisë.

Kërkesa jonë tjetër është që sa më parë, duhet edhe prokuroria e shtetit mos të rrinë në gjumë, sepse nuk i kemi bërë ne thirrje prokurorisë vetëm ejani sa për sy e faqe, sepse Telekomi është shkatërruar nga krimi i organizuar, nga kontratat e dëmshme të cilat janë nënshkruar në vazhdimësi në Telekomin e Kosovës”, tha Balaj.

Balaj potencoi se nëse kjo situatë vazhdon, do të vazhdojnë me protesta para qeverisë dhe prokurorisë, derisa përmendi edhe mundësinë për greva.

Ndërkaq, drejtori financiar në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi tha se pavarësisht që janë munduar të gjejnë zgjidhje për këtë situatë, nuk kanë hasur në mirëkuptim nga pala tjetër, derisa i referohet përmbaruesit.

Ai shpreh keqardhje për punëtorët e Telekomit që kanë mbetur pa paga.

“Pretendimi jonë është që ne e kemi tejkaluar pagesën e obligimit ndaj vendimit të arbitrazhit, sepse në opinion qëllimisht apo pa qëllim po paraqitet sikur Telekomi nuk po e zbaton vendimin e arbitrazhit dhe po e konteston… Sipas kalkulimeve tona mbi 10.5 milionë euro janë paguar më tepër sesa detyrimi që ka qenë në vendimin e arbitrazhit.

Ne presim, jemi të bindur se të gjitha faktet qojnë se shkalla e dytë prapë do të kthejë ose do të marrë vendim vetë rastin në rigjykim dhe do të caktojë ekspertiza se nuk mund të mos caktohet nga shkalla e parë, kur të kthehet në rigjykim, ne jemi të bindur se një ekspertizë profesionale do të konstatojë 100 për qind pretendimet tona sepse janë të gjitha të faktuara.

Neve na vije keq për punëtorët dhe kreditorët e tjerë faktikisht që kanë mbetur pa pagesa për më tepër se një muaj. Gjendjen më të keqe janë punëtorët… Ne përmbaruesit i kemi ofruar mundësinë që pagesën ta bëjnë derisa të vjen vendimi i shkallës së dytë ta bëjnë pagesën me këste qysh ka qenë marrëveshja.

Mirëpo, pala tjetër nuk kemi hasur mirëkuptim, ne mendojmë që qëllimet e tyre, më vjen keq të shprehem, por janë qëllime kriminale. Kriminale janë sepse ata e dinë që vendimi i shkallës së dytë do të jetë në favor të Telekomit, qëllimi i tyre është t’i marrin paratë e Telekomit 5.7 milionë euro para se të vije vendimi i shkallës së dytë”, potencoi Kelmendi.

Sipas Sindikatës së Postës dhe Telekomunikacionit afro 2 mijë punëtorë kanë mbetur pa paga tash e më shumë se një muaj. /kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori