Rreth 100 punëtorë të Lotarisë së Kosovës, kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, ku kanë kërkuar që të iniciohet Ligji për Lotarinë e Kosovës.
Përveç kësaj, ata kanë kërkuar që punëtorët të marrin pagat, pasi qysh nga muaji prill kur janë ndaluar lojërat e fatit ata nuk janë paguar.
Përfaqësues të sindikatës së Lotarisë së Kosovës janë pritur në takim në zyrën e kreyministrit Ramush Haradinaj, ku kanë marrë premtime se së shpejti do të iniciohet Ligji për Lotarinë e Kosovës.
Ismet Uka, anëtar i kryesisë së Sindikatës së Lotarisë së Kosovës, ka treguar se cilat janë kërkesat e punëtorëve, derisa ka thënë se do të protestojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot kanë dal për të protestuar dhe të apelojmë dhe të bëjmë kërkesë tek Qeveria së pari për inicimin sa më të shpejtë të ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovës, ashtu siç është premtuar. Kërkesa e dytë është sigurimi i pagave për të gjithë punëtorët e Lotarisë së Kosovës deri në miratimin e ligjit, këtë e them pasi dihet se Qeveria është themeluese dhe pronare e Lotarisë së Kosovës prandaj duhet të merren parasysh obligimet e saja. Kërkesë tjetër është që kemi obligime ndaj lokaleve që i kemi me qira, obligime ndërkombëtare kontraktuese që kemi pasur për furnizim me terminale për hapjen e pikave të reja. Kështu që, këto kërkesa imediate, por kërkesë themelore është që të iniciohet sa më shpejt ligji për Lotarinë e Kosovës, ashtu siç është premtuar. Po shihet se efektet e ligjit të shfuqizuar për lojërat e fatit nuk ka pru kurrfarë efekti pasi të gjitha subjektet tjera punojnë, kurse vetëm Lotaria e Kosovës për momentin është e pezulluar”, ka thënë ai.
Uka bëri të ditur se nga takimi që kanë pasur në zyrën e kryeministrit Haradinaj, kanë marrë premtim se do të iniciohet ligji.
“Patëm një takim mjaftë të mirë dhe një pritje mjaftë të mirë, ku na dhanë premtime se këtë punë do ta iniciojnë dhe do të bëjë të pamundurën që t’ia përcjellë edhe kryeministrit edhe zyrës ligjore që të bëhet sa më shpejt inicimi i ligjit. Pasi që dihet në çdo vend të rajonit, të botës ekziston dhe funksionon lotaritë shtetërore. Nëse nuk përmbushen ne do t’i vazhdojmë protestat deri në realizimin e kërkesave tona. Është një gjendje mjaftë e vështirë e punëtorëve, do të thotë një gjendje sociale që disa muaj nuk kanë marrë paga dhe kanë obligime, janë mbajtës të familjeve, kanë obligime të kredive, kështu që jemi në gjendje mjaftë të rëndë”, theksoi ai.
Kujtojmë se ndalimi i lojërave të fatit nga Kuvendi i Kosovës është bërë me 28 prill të këtij viti, ku nga ajo kohë Lotaria e Kosovës ka ndërprerë veprimtarinë e saj./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri