LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e cilave vende kanë taksat më të ulëta në pagë në Evropë – në cilin grup hyjnë taksapaguesit nga Kosova

Punëtorët e cilave vende kanë taksat më të ulëta në pagë në Evropë – në cilin grup hyjnë taksapaguesit nga Kosova

Euronews Business ka analizuar taksat e të gjithë shteteve të Evropës për të parë se ku njerëzit paguajnë më shumë – dhe më pak.

Kosova është në mesin e vendeve ku taksat në të ardhurat personale janë të ulëta. Punëtorët në Kosovë  paguajnë vetëm 10 për qind tatim për të ardhurat personale.


Si Kosova, taksa të ulëta në pagë kanë edhe Rumania (10 për qind), Bullgaria (10 për qind), Bosnja dhe Hercegovina (10 për qind) dhe Maqedonia e Veriut (10 për qind).

E gjithë kjo pasi vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore si Rumania, Bullgaria dhe Bosnja-Hercegovina, të cilat ende po zhvillojnë infrastrukturën dhe ekonomitë e tyre, taksat më të ulëta janë një mënyrë për të tërhequr investimet e huaja, transmeton Telegrafi.

Këto vende shpesh ofrojnë kosto më të lira të punës dhe prodhimit dhe lehtësime tatimore. Jo vetëm kaq, por ato gjithashtu shpesh mund të ofrojnë një standard më të mirë jetese, për shkak se kostoja e jetesës është dukshëm më e lirë se shumica e vendeve të Evropës Perëndimore.

Ndërkohë, barra tatimore në të gjithë Evropën ndryshon ndjeshëm, me punëtorët në Evropën Perëndimore dhe vendet më të zhvilluara që paguajnë shumë më shumë.

Danimarka (55.9 për qind), Austria (55 për qind), Portugalia (53 për qind), Suedia (52.3 për qind) dhe Belgjika (50 për qind) janë disa nga vendet me normat më të larta të tatimit mbi të ardhurat personale.

Në disa raste, pagat mesatare në vendet e tilla si Danimarka janë gjithashtu më të larta. Sipas Eurostat, paga mesatare vjetore në Danimarkë në vitin 2022 ishte rreth 62,972,33 euro. /Telegrafi/