LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Punësimit të Finlandës premton se do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës për komunitetin shqiptar

Ministri i Punësimit të Finlandës premton se do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës për komunitetin shqiptar

Bordi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Finlandë (RrBSh), ka mbajtur mbledhjen e dytë të kryesisë së re, ku mori pjesë në mbledhje edhe ministri i Punësimit të Finlandës, Arto Satonen dhe Sadri Beqiri nga partia finlandeze Kokoomus.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, sesioni ishte i mbushur me diskutime të frytshme dhe të gjithanshme, të cilat trajtuan sfidat me të cilat përballen komuniteti ynë në Finlandë – punësimi, mësimi i gjuhës, çështjet e patentave dhe licencat, transmeton Telegrafi.


“Përmes një sërë kërkesash konstruktive, synojmë të përmirësojmë kushtet e jetesës dhe punës për komunitetin tonë shqiptar në Finland, duke shpresuar në bashkëpunime të mëtejshme edhe me ministrat e tjera”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi, u trajtuan disa pikë kyçe.

“Mbështetja e shtetit finlandez për organizimin e kurseve të gjuhës finlandeze për punëtorët, të cilat do të mbahen pas orarit të punës. Rrjeti ynë shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në këtë iniciativë, e cila synon të ndihmojë të sapoardhurit dhe ata që nuk janë të njohur me gjuhën finlandeze. Ministri u zotua të na informojë për mundësitë që mund të ofrohen”.

Tutje, thuhet se kanë diskutuar edhe për lehtësimin e procedurave për bashkim familjarë, duke u marrë në konsideratë edhe limitet e të ardhurave të punëtorëve që dëshirojnë të sjellin familjet e tyre në Finlandë.

“Ministri na informoi se janë duke u konsideruar metoda të ndryshme për t’i adresuar më mirë këto nevoja”.

Temë diskutimi ishte edhe ndryshimi i profesionit.

“Ndryshimi i profesionit në rast të largimit nga puna, ku sipas ministrit, një draftligj është në fazën e përgatitjes. Ky do të mundësojë për personat me vizë pune, që në rast largimi nga puna, të kenë të drejtën të kërkojnë punë në sektorë të ndryshëm ekonomikë për një periudhë tre mujore pa kufizime”.

Po ashtu, në komunikatë theksohet se ministri u zotua të merret me këtë çështje, duke u përpjekur të ndjekë metodat e suksesshme të përdorura në Gjermani.

“Lehtësimi i procesit të nostrifikimit të diplomave, sidomos për sektorët me mungesë të fuqisë punëtore si p.sh. mjekët, infermierët, teknikët etj. Ministri solli në vëmendje nevojën për të paraqitur kërkesa me shkrim, të cilat do t’i dërgohen Ministrisë së Arsimit për shqyrtim. Është e mundur të zbatohen modele të ndryshme duke marrë parasysh praktikat në shtetet e tjera evropiane”, vijon njoftimi.

Më tej, në njoftim thuhet se me këto veprime shpresojnë që angazhimi si vullnetar si rrjet të kontribuojë në lehtësimin dhe përmirësimin e kushteve për komunitetin shqiptar në Finlandë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori