LAJMI I FUNDIT:

Puna vullnetare – praktikë e dobishme që po i plotëson personalisht dhe profesionalisht të rinjtë

Puna vullnetare – praktikë e dobishme që po i plotëson personalisht dhe profesionalisht të rinjtë

Angazhimi i të rinjve në punët vullnetare, ka filluar të jetë një trend i ri edhe në Kosovë.

Efektet të cilat po i jep puna vullnetare në plotësimin personal dhe profesional të atyre që po angazhohen në këtë drejtim, po bëjnë që vazhdimisht të rritet numri i njerëzve që po bëhen pjesë e kësaj praktike.


Protagonistët e këtij angazhimi kanë theksuar se puna në grup dhe mendimi se po bëjnë diçka pozitive për të mirën e përbashkët mbeten elementet kryesore që të ndihmojnë në këtë rrugëtim.

Eljesa Beka, nga Termokiss ka thënë se ka dy vjet që është themeluar kjo qendër.

Ajo ka thënë për Telegrafin se ndjenja e produktivitet të bën të ndjehesh mirë, duke shtuar se më mirë është të angazhohesh në punë vullnetare se sa të shëtitesh nëpër kafiteri.

“Gjatë kësaj kohe je duke kontribuar jo vetëm për veti, por edhe për të tjerët”, ka shtuar Beka.

Sipas saj, shumica e të rinjve që bëjnë punë vullnetare më së vështiri e kanë që t’ua sqarojnë prindërve pse e bëjnë këtë punë.

E Çlirim Shermeti, vullnetar nga 4-H Kosova, ka thënë se puna vullnetare i ka ndihmuar që të kontaktojë njerëz të rinj dhe të përvetësoj shumë aftësi të reja.

Ai ka thënë për Telegrafin se ka përjetuar kënaqësi gjatë kohës që merret më këto aktivitete, sepse sipas tij, është duke bërë diçka që e tejkalon atë personalisht.

“Rreth 95 për qind të aftësive i kam marrë deri më tani, janë nëpërmjet punës vullnetare. Mua më ka ndihmuar shumë për ta kuptuar punën në ekip, lidershipin dhe punën në grup”, ka shtuar Sheremeti.

“Çdo qytetarë, ndryshimin duhet ta fillojë nga lagja e tij”: Mentor Dida, shqiptari optimist që motivon të tjerët për të bërë ndryshime pozitive (Video)
Lexo po ashtu “Çdo qytetarë, ndryshimin duhet ta fillojë nga lagja e tij”: Mentor Dida, shqiptari optimist që motivon të tjerët për të bërë ndryshime pozitive (Video)

Ndryshe, Mentor Dida, shqiptar nga Kosova që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka nisur një iniciativë qytetarë “Për të mirën”, e cila synon për të bërë ndryshime pozitive sistematike përmes vullnetit të mirë në lagjen, qytezën e qytetin ku ata jetojnë në Kosovë.

Dida, që ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin Shtetëror të Arizonës në një intervistë dhënë Telegrafit ka theksuar se qytetarët po shohin vetëm gjërat negative që po ndodhin në vend edhe kjo po krijon një lloj stresi kolektiv në vendin tonë.

Sipas tij, në Kosovë ka edhe gjëra pozitive, ka tema pozitive dhe ka aktivitete pozitive.

Dida thotë se çdo qytetarë, ndryshimin dhe zgjidhjen e problemit duhet ta filloj nga lagja e tij.

“Iniciativa qytetare për të mirën, ka nis duke identifikuar njerëz që janë duke bërë punë të mira dhe të mirëfillta në Kosovë. Shumë lehtë me i identifiku njerëzit që po vjedhin e po bëjnë hajni. Shumë herë qytetarët po shprehen ‘po vjedhin e s’po bëjnë asgjë”, e duhet me iu tregu se është edhe një anë tjetër që po mobilizohen për të mirën. Duhet me tregu që këtu janë dy forca duke u shtyrë. Nëse duan të bëjnë diçka qytetarët, ata munden gjithashtu të punojnë për të mirën. E tash e kemi më konkrete platformën, që t’i sjellim njerëzit për të punuar për të mirën”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori