LAJMI I FUNDIT:

Puma përgatit ofertën e madhe teksa vazhdon ‘lufta’ me Nike për të sponsorizuar fanellat e Barcelonës

Puma përgatit ofertën e madhe teksa vazhdon ‘lufta’ me Nike për të sponsorizuar fanellat e Barcelonës

Beteja për të fituar të drejtën për të qenë sponsor i fanellave të Barcelonës po vazhdon, dhe tani ka raportime të shumta që thonë se një ofertë ‘astronomike’ nga Puma po vjen në drejtim të blaugranasve.

Momentalisht është kompania Nike ajo që i ka të drejtat, por diskutimet për ta zgjatur marrëveshjen me Barçën kanë ngecur dhe këtë situatë Puma po synon ta shfrytëzojë në favorin e saj.

Kriza e madhe financiare që ka kapluar gjigantin katalanas bën që ata të jenë të hapur për oferta të mëdha dhe pikërisht kjo është ajo që Puma dëshiron të bëjë.


Mediumi katalanas SPORT, raporton se Puma tash e sa kohë është munduar që të sigurojë këtë markë dhe të provojnë shanset e tyre, pasi tensioni mes Barçës dhe Nike ekziston.

Lojtarët e Barcelonës e duan këtë kundërshtar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës e duan këtë kundërshtar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Prioriteti i Pumas është që të evitohet një ‘luftë ofertash’ me Nike, por ata tashmë e kanë bërë të qartë ofertën e tyre – 100 milionë euro bonus nënshkrimi, ndërsa mes 120-140 milionë euro për vit, një rritje e madhe nga 85 në 105 milionë sa marrin aktualisht sipas The Athletic.

Kjo do jetë një nxitje e madhe financiarisht për Barcelonën, por problemi është se ata nuk do të mund të heqin dorë aq lehtë nga kontrata e tyre me Nike e cila skadon në 2026./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Premier League
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
Rooney zbulon tri klubet e mëdha që i refuzoi për të luajtur për Manchester United

Rooney zbulon tri klubet e mëdha që i refuzoi për të luajtur për Manchester United

Ndërkombëtare
Ter Stegen afër rikthimit, por një rregull i UEFA-s mund ta lë jashtë Ligës së Kampionëve polakun Szczesnyn

Ter Stegen afër rikthimit, por një rregull i UEFA-s mund ta lë jashtë Ligës së Kampionëve polakun Szczesnyn

La Liga
Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

La Liga
Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

La Liga
Kalo në kategori