LAJMI I FUNDIT:

Pula: I kemi bërë të gjitha përgatitjet për mbrojtje të votës, jemi duke e verifikuar rastin në Shtërpcë

Pula: I kemi bërë të gjitha përgatitjet për mbrojtje të votës, jemi duke e verifikuar rastin në Shtërpcë

Prokurorja Laura Pula gjatë një konferencë për media bëri të ditur se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbrojtje të votës.

Ajo bëri të ditur se deri tani nuk kanë ndonjë rast penal, por janë në verifikim të rastit në Shtërpcë, ku dyshohet për kopje të fletëvotimeve.


“Jemi në proces të intervistimit të dy personave për kërcënim gjatë procesit zgjedhor”, ka thënë Pula.

Ajo ftoi të gjitha qytetarët, subjektet politike dhe organizatat tjera që të denoncojnë të gjitha manipulimet tek prokurorët kujdestarë.

Naim Rexha, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, tha se Policia është aktive që nga ora 03:00 në përmbushje të urdhrit operativ për zgjedhjet.

Ai bëri të ditur se i kanë katër informacione në trajtim nga qendra të ndryshme të votimeve.

Rexha tha se marrë në përgjithësi është duke u zhvilluar një procesi i qetë zgjedhor. /Telegrafi/