LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja e fundit e Prigozhinit pak ditë para vdekjes

Publikohet videoja e fundit e Prigozhinit pak ditë para vdekjes

Një video e re e publikuar e kreut të grupit mercenar rus Wagner, pretendohet se shfaq Yevgeny Prigozhin në Afrikë, vetëm pak ditë para se siç pretendon Moska, të humb jetën nga rrëzimi i aeroplanit.

“Për ata që po flasin nëse jam gjallë apo jo, si jam – tani është vikend – gjysma e dytë e gushtit, jam në Afrikë”, thotë Prigozhin në videon e shkurtër të postuar në një kanal në Telegram që ka lidhje të ngushta me Wagnerin.

“Për ata që diskutojnë se si të më heqin nga faqja e dheut apo për jetën time private, sa fitojë apo çfarëdo tjetër – gjithçka është në rregull”, shtoi Prigozhin.


E thotë edhe Kremlini: Rrëzimi i aeroplanit që vrau Prigozhinin mund të ketë qenë ’i qëllimshëm’
Lexo po ashtu E thotë edhe Kremlini: Rrëzimi i aeroplanit që vrau Prigozhinin mund të ketë qenë ’i qëllimshëm’

Ai shihet në një veturë në lëvizje i veshur me rroba të kamufluara ushtarake, kapele dhe një orë në dorën e djathtë që i ngjajnë përshkrimit të tij në videon e publikuar më 21 gusht që gjithashtu u filmua në Afrikë.

Duke marrë parasysh se flet për vikendin, videoja mund të jetë filmua nga 19 deri më 20 gusht, që janë vetëm tri apo katër ditë para se të humbte jetën nga rrëzimi i aeroplanit në veri të Moskës.

Ndryshe presidenti rus Vladimir Putin, kundër të cilit Prigozhin u rebelua dy muaj më parë, në reagimin e tij për aksidentin me aeroplan ka thënë kreu i Wagnerit një ditë para aksidentit kishte arritur nga Afrika. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos t’i shesë armë Ukrainës, kongresistja republikane: Për këtë nuk e morëm votën, jam tejet e zhgënjyer

Trump vendos t’i shesë armë Ukrainës, kongresistja republikane: Për këtë nuk e morëm votën, jam tejet e zhgënjyer

Amerika
Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do t'i paguajë ato?

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do t'i paguajë ato?

Evropa
Pas një zënke me ish-partnerin, meksikania qëllohet për vdekje me pushkë automatike në mes të rrugës – publikohen pamjet rrëqethëse

Pas një zënke me ish-partnerin, meksikania qëllohet për vdekje me pushkë automatike në mes të rrugës – publikohen pamjet rrëqethëse

Amerika Latine
Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra

Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra

Evropa
Nga Sllovenia në Uashington - Melania Trump papritur bëhet zë i Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Nga Sllovenia në Uashington - Melania Trump papritur bëhet zë i Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Evropa
Deri në 7,000 afganë po zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar në një skemë sekrete pas shkeljes së të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes

Deri në 7,000 afganë po zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar në një skemë sekrete pas shkeljes së të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes

Azia
Kalo në kategori