LAJMI I FUNDIT:

Publikohet momenti dramatik kur policia qëllon në drejtim të sulmuesit të armatosur, në shkallët e një katedrale në New York

Publikohet momenti dramatik kur policia qëllon në drejtim të sulmuesit të armatosur, në shkallët e një katedrale në New York

Disa pamje dramatike të publikuara nga mediat e huaja kanë zbuluar momentin kur policia u përball me një person të armatosur në shkallët e një katedraleje, para se ta qëllojë në drejtim të tij, për ta vrarë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e marra tregojnë të armatosurin ende të paidentifikuar në majë të shkallëve që çon në St John the Divine Cathedral, ndërsa të pranishmit e koncertit fshihen pas një llambë rruge dhe në trotuar.


Burri mund të dëgjohet duke bërtitur ‘më vritni’ në mënyrë të përsëritur, ndërsa ai qëllon disa të shtëna në ajër duke përdorur pistoletat që kishte në të dy duart.

Një oficer i strukur diku aty pranë e urdhëron burrin të hedhë armët disa herë, para se të hapë zjarr ndaj tij ndërsa ai fshihet pas një shtylle para hyrjes së katedrales.

Një oficer i dytë pastaj ngrihet lart dhe hap zjarr.

Në një moment, ata duket se e qëllojnë personin e armatosur në shpatull.

Të shtëna me armë në një katedrale në New York, vritet sulmuesi – jepen detajet e ngjarjes
Lexo po ashtu Të shtëna me armë në një katedrale në New York, vritet sulmuesi – jepen detajet e ngjarjes

Pastaj policia mund të shihet duke vrapuar, para se të vijnë më shumë të tjerë dhe të shkojnë shkallëve atje ku personi i armatosur është i palëvizur.

Zyrtarët i heqin armët atij, para se të vijnë ambulancat.

Ai ishte vendosur në një barelë, para se të dërgohej në spitalin Mount Sinai Morningside ku u shpall i vdekur. Askush tjetër nuk u lëndua gjatë të shtënave.

Të shtënat ndodhën rreth orës 3.45 pasdite të Dielën, ndërsa rreth 200 njerëz u mblodhën para katedrales për një koncert të këngëve të Krishtlindjeve në ambient të hapur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori