LAJMI I FUNDIT:

Publikohet mënyra e pagesës së pensionit për muajin qershor në Maqedoni

Publikohet mënyra e pagesës së pensionit për muajin qershor në Maqedoni

Që t’i shmanget rrezikut nga përhapja e coronavirusit, Qeveria e Maqedonisë mori vendim që pensionet për muajin qershor të paguhen në katër grupe, duke nisur nga dita e premte më 26 qershor.

“Për këtë qëllim, nevojitet që Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor të dorëzojë të dhënat për pensionet në banka deri më 25.06.2020, ndërsa bankat nga 26.06.2020 duhet t’ua sigurojnë pensionet pensionistëve”, shprehen nga Qeveria, njofton Telegrafi Maqedoni.


Pagesa për klientët që nuk përdorin kartela në bankomat do të bëhet sipas lartësisë së pensionit.

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 26.06.2020, për pensionet nga 11.001-14.000 denarë pagesa do të bëhet më 29.06.2020, për pensionin prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të bëhet më 30.06.22020 dhe për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa do të bëhet më 1 korrik./Telegrafi/