LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista preliminare e kandidatëve për rekrutë në FSK

Publikohet lista preliminare e kandidatëve për rekrutë në FSK
Foto: Arkiv

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës njofton kandidatët për rekrut në FSK me listën preliminare të renditjes në bazë të pikëve gjatë testimeve (Testi Fizik, Testi i Inteligjencës, Testi i Njohurive të Përgjithshme dhe Intervista).

Ministria thotë se përzgjedhja finale do të bëhet pas kontrolleve mjekësore, verifikimit final të dosjeve, por gjithmonë duke e respektuar renditjen meritore.


Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen edhe procesit të verifikimit (pastërtisë së figurës) sipas legjislacionit të fuqi.

Kandidatët e proceduar me kusht (ata që kanë tatuazhe apo paqartësi për të kaluarën) mbesin në garë deri në qartësimin e situatës për të cilën janë proceduar me kusht.

Ministria thotë se lista mund të përditësohet nëse është bërë ndonjë lëshim teknik eventual.

Njoftimi për orarin e ekzaminimit mjekësor do të publikohet deri më 04.02.2022.

Lista preliminare e rekrutëve KËTU./Telegrafi/